All for Joomla All for Webmasters

PËR JU JEPET LËMOSHË

. Posted in Hadithe me komente.

Pin It

Transmetohet nga Ebu Dherri (radijAllahu anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:

 “Për çdo kockë të ndonjërit nga ju jepet lëmoshë: për çdo tesbih llogaritet lëmoshë, për çdo tahmid llogaritet lëmoshë, për çdo tehlil llogaritet lëmoshë, për çdo tekbir llogaritet lëmoshë, urdhërimi për vepra të mira llogaritet lëmoshë dhe ndalimi nga e keqja llogaritet lëmoshë; që të gjitha këto i përfshin falja e dy rekateve në kohën e paraditës (pas lindjes dhe ngritjes së djellit).”

E ka nxjerr Muslimi (720)

 

Shpjegimi i fjalëve:

-Tesbih: thënia subhanAllah. 
-Tahmid: thënia el-hamdulilah 
-Tehlil: thënia la ilahe ila lAllah
Tekbir: thënia Allahu ekber
- Ed-Duha: Fillon me ngritjen e diellit sa një shtizë deri para drekës (me futjen e kohës së urryer pak para zenitit).

 

Jurisprudenca e hadithit:

-Kërkohet shtimi i dhënies së lëmoshës si falënderim ndaj Allahut (si mirësi) për shëndetin dhe largimin e fatkeqësive.

-Dyert e shumta të mirësisë dhe veprave të mira me kujdesin e treguar ndaj edhkareve (lutjeve), përmendjes së Allahut, urdhërimit për vepra të mira dhe ndalimit nga të këqijat.

- Mirësia e namazit duha (paradites). Ai është namazi i të penduarve dhe nuk tregon kujdes ndaj tij vetëm se i penduari

-Gjerësia e mëshirës së Allahut ndaj robëve të tij. Nëse njerëzit nuk kanë mundësi të japin lëmoshë çdo ditë, atëherë e kryejnë këtë punë dy rekatet e namazit të paradites (duha).

 

Behxhetu en-Nedhirin sherh Rijadis-Salihin vëll. 1

Përktheu: Unejs Sheme

Burimi Jetes

30.04.2016

 

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com