All for Joomla All for Webmasters

VLERA E LEXIMIT TË KURANIT

. Posted in Hadithe me komente.

Pin It

 

Nga Ebu Hurejra – radijallahu anhu – përcillet se i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ka thënë: "Sa herë që një grup njerëzish mblidhen në ndonjë shtëpi të Allahut për ta lexuar Librin e Allahut dhe për ta studiuar ndërmjet vete, zbret mbi ta qetësia, i mbulon mëshira, i rrethojnë melekët dhe i përmend Allahu para atyre që janë pranë Tij."

Këtë hadith e shënon Ebu Davudi.

 

Domethënia e hadithit

Kurani i madhërishëm është libri më fisnik në botë, sepse ai është Fjala e Allahut të Lartësuar. Studimi dhe mësimi i tij është nga adhurimet më të pëlqyeshme dhe prej të mirave të tij është ajo për të cilën na lajmëroi Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – në këtë hadith; se sa herë që mblidhet një numër i muslimanëve në ndonjë xhami me qëllim që ta lexojnë Kuranin, ta studiojnë dhe ta mësojnë atë, të meditojnë rreth ajeteve të tij dhe të mendojnë për madhështinë e tij dhe njohjen e normave të tij zbret mbi ta qetësia, e cila ua pastron zemrat, ua qetëson shpirtrat, i përfshin mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët nga dashuria për punën e tyre dhe si nderim për ta dhe, po ashtu, i lavdëron Allahu para melekëve që janë pranë Tij, ngase e do punën e tyre dhe është i kënaqur me të.

 

Dobitë e hadithit

1. Vlera e Kuranit dhe e leximit, studimit dhe mësimit të tij është shumë e madhe tek Allahu i Lartësuar.

2. Dituria, mësimet dhe normat që gjenden në Librin e Allahut janë dituria më e vlefshme dhe më fisnike.

 

Përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi Jetës

30.06.2016

Pin It

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Burimi Jetes 2007-2019 - Dizajnuar nga: www.burimijetes.com